LAJMI I FUNDIT:

Live

Live Shqipëri - Çeki

Shqipëri 3-0 Çeki: Seferi dy gola, Asani vazhdon me perla – çfarë ndodhi minutë pas minute

Përditesuar 12/10/2023 17:30

Shqipëria ka shënuar fitore ndaj Çekisë me rezultat 3-0 në ndeshjen eliminatore për Euro 2024.

30 poste


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-12-2023 23:50:45" ["time"]=> string(16) "12/10/2023 23:50" ["update"]=> bool(false) } 12/10/2023 23:50

Postim i fuqishëm nga Jasir Asani pas fitores bindëse të Shqipërisë ndaj Çekisë

Jasir Asani ka bërë një postim fantastik në llogarinë e tij në Facebook, pas fitores 3-0 të Shqipërisë ndaj Çekisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Ylli shqiptar e hapi llogarinë e golave pas vetëm nëntë minutash, duke realizuar një gol ‘bombë’ nga distanca.


Asani ka shkruar në rrjetin social se po shkojnë në Berlin, pasi në Gjermani do të mbahet Kampionatin Evropian në vitin e ardhshëm –  derisa u duhet vetëm një barazim për të siguruar kualifikimin.

Lexo lajmin e plotë… 

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-12-2023 23:49:42" ["time"]=> string(16) "12/10/2023 23:49" ["update"]=> bool(false) } 12/10/2023 23:49

“Mora fjalë” – ‘himni’ i Shqipërisë në EURO 2024: Lojtarët e kënduar sërish së bashku me tifozët me shumë emocione

Shqipëria ka shënuar fitore ndaj Çekisë me rezultat 3-0 në ndeshjen eliminatore për Euro 2024.

Jasir Asani shënoi golin e parë, ndërsa në pjesën e dytë shënoi dy herë Taulant Seferi për fitoren e kuqezinjve.


Kjo fitore i afron kuqezinjtë me EURO 2024, ku në dy ndeshjet e mbetur mund t’i kryejë punë edhe një barazim.

Pas ndeshjes festa ishte e madhe dhe lojtarët kënduan sërish së bashku këngën” Mora fjalë”, që i kushtohet komandantit legjendar Adem Jashari.

Lexo lajmin e plotë… 

View this post on Instagram

A post shared by FSHF (@fshforg)

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-12-2023 23:48:09" ["time"]=> string(16) "12/10/2023 23:48" ["update"]=> bool(false) } 12/10/2023 23:48

Taulant Seferi pas dy golave: Jam shumë i lumtur, fitore fantastike para gjithë shqiptarëve

Taulant Seferi ka thënë se është shumë i lumtur që u rikthye te goli në fitoren e Shqipërisë ndaj Çekisë me rezultat 3-0.

Sulmuesi tha ndër të tjera që kjo ishte një fitore e madhe dhe se ndjehet i kënaqur që i gëzoi të gjithë shqiptarët.


“Jam shumë i lumtur për fitoren, pasi ishte një fitore fantastike e mbi të gjitha para gjithë shqiptarëve, por edhe shumë e rëndësishme për Kombëtaren tonë. Jam shumë i lumtur edhe sepse gjeta golin pas shumë kohës me Kombëtaren”.

“Shumica nuk kanë besuar te unë, por falënderoj trajnerin për besimin dhe me ndihmë e zotit ia shpërbleva atij, familjes sime dhe të gjithë shqiptarëve.

“Unë jam një njeri i thjesht, që i kam parë të gjitha komentet dhe kritikat, por përgjigja ime ishte në fushën e lojës dhe falënderoj zotin, trajnerin e familjen time”, ka thënë Seferi.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-12-2023 23:47:25" ["time"]=> string(16) "12/10/2023 23:47" ["update"]=> bool(false) } 12/10/2023 23:47

Ramadani pas fitores ndaj Çekisë: Është natë e madhe për të gjithë

Pas ndeshjes Ylber Ramadani, u shpreh se kundërshtarët nuk kishin raste.

“Është natë e madhe për të gjithë dhe janë tre pikë shumë të rëndësishme, u futëm për të fituar dhe jo barazuar. Kur shënuam ata sulmuan sepse ishin të dytët në grup, por për ne është një mbrëmje e madhe. Përqafova babin dhe më tha se ka mbetur edhe një ndeshje”.


“Sot para ndeshjes fola me Ajetin dhe Gjimshitin, i thashë se unë luaja në Kosovë kur ju shkuat dhe shpresoj që edhe unë ta bëj ëndrrën realitet. Kur erdha në fillim në Shqipëri kisha vështirësi, luaja me Partizanin B për tre katër muaj, por nga aty mësova shumë”.

“Tani e njohim shumë mirë njëri-tjetrin, kundërshtarët nuk kanë shumë shanse, bënë vetëm golin me dorë dhe asgjë tjetër. Fitoren ia dedikoj Zotit dhe pastaj familjes sime”, ka thënë Ramadani.
array(3) { ["date"]=> string(19) "10-12-2023 22:50:51" ["time"]=> string(16) "12/10/2023 22:50" ["update"]=> bool(false) } 12/10/2023 22:50

Mbyllet ndeshja

Shqipëria mori fitore të madhe ndaj Çekisë me rezultat 3-0.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-12-2023 22:38:17" ["time"]=> string(16) "12/10/2023 22:38" ["update"]=> bool(false) } 12/10/2023 22:38

90′ Janë shtatë minuta lojë shtesë në Air Albania.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-12-2023 22:30:51" ["time"]=> string(16) "12/10/2023 22:30" ["update"]=> bool(false) } 12/10/2023 22:30

83′ Arbnor Muja shënoi, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-12-2023 22:21:49" ["time"]=> string(16) "12/10/2023 22:21" ["update"]=> bool(false) } 12/10/2023 22:21

GOOOOOOL

73′ Shqipëria shton epërsinë ku Mirlind Daku asiston te Taulant Seferi i cili me portën e zbrazët shënon për 3-0.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-12-2023 21:59:32" ["time"]=> string(16) "12/10/2023 21:59" ["update"]=> bool(false) } 12/10/2023 21:59

GOOOOOL

51′ Shqipëria shton epërsinë, Taulant Seferi me gjuajtje të fuqishme brenda zone shënoi për 2-0.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-12-2023 21:52:02" ["time"]=> string(16) "12/10/2023 21:52" ["update"]=> bool(false) } 12/10/2023 21:52

Nis pjesa e dytë

46′ Ka filluar pjesa e dytë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-12-2023 21:38:34" ["time"]=> string(16) "12/10/2023 21:38" ["update"]=> bool(false) } 12/10/2023 21:38

Mbyllet pjesa e parë

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-12-2023 21:27:25" ["time"]=> string(16) "12/10/2023 21:27" ["update"]=> bool(false) } 12/10/2023 21:27

Çekia mbetet me dhjetë veta në fushë

39′ Çekia shënon, por Mojmir Chytil kishte shtyrë topin me dorë drejt portës. Ai kishte karton të verdhë dhe mori edhe një tjetër për tu përjashtuar nga loja.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-12-2023 21:05:14" ["time"]=> string(16) "12/10/2023 21:05" ["update"]=> bool(false) } 12/10/2023 21:05

18′ Shqipëria afër golit të dytë, Cikalleshi bukur shmanget nga mbrojtësi, por Pavlenka mbron gjuajtjen e tij.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-12-2023 20:57:33" ["time"]=> string(16) "12/10/2023 20:57" ["update"]=> bool(false) } 12/10/2023 20:57

GOOOOL

10′ Shqipëria kalon në epërsi me golin e bukur të shënuar nga Jasir Asani.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-12-2023 20:48:01" ["time"]=> string(16) "12/10/2023 20:48" ["update"]=> bool(false) } 12/10/2023 20:48

1′ Çekia e nis në sulm, por gjuajtja e Mojmir Chytil u prit nga Etrit Berisha.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-12-2023 20:46:41" ["time"]=> string(16) "12/10/2023 20:46" ["update"]=> bool(false) } 12/10/2023 20:46

1′ Nis ndeshja

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-12-2023 20:45:06" ["time"]=> string(16) "12/10/2023 20:45" ["update"]=> bool(false) } 12/10/2023 20:45

Intonohen himnet, gati të nisë ndeshja.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-12-2023 20:18:13" ["time"]=> string(16) "12/10/2023 20:18" ["update"]=> bool(false) } 12/10/2023 20:18

Atmosferë e zjarrtë para ndeshjes

Tifozat kuqezi po dhurojnë spektakël në “Air Albania” para ndeshjes.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-12-2023 20:04:50" ["time"]=> string(16) "12/10/2023 20:04" ["update"]=> bool(false) } 12/10/2023 20:04

Formacionet zyrtare, Shqipëri – Republikë Çeke: Kuqezinjtë kërkojnë fitore

Shqipëria luan në shtëpi kundër Republikës Çeke në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024.

Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Çekisë në takimin e vlefshëm për Grupin E, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 20:45.


Djelmoshat e trajnerit Sylvinho vijnë nga një seri prej tri fitoreve dhe një barazimi nga katër ndeshjet e fundit dhe synojnë fitoren e radhës.

Lexo lajmin e plotë… 

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-12-2023 19:19:40" ["time"]=> string(16) "12/10/2023 19:19" ["update"]=> bool(false) } 12/10/2023 19:19

Shikuesit kanë filluar të futen në stadium

Tifozët e Kombëtares së Shqipërisë kanë filluar të futen në stadium për ndeshjen me Çekinë.