LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria ka 8 miliardë euro borxhe të jashtme

Shqipëria ka 8 miliardë euro borxhe të jashtme

Stoku i borxhit të jashtëm Shqipërisë, publik dhe privat, ka arritur në gati 8 miliardë euro në gjashtë mujorin e parë të vitit.

Banka e Shqipërisë ka bërë një analizë të detajuar mbi borxhin e jashtëm bruto të Shqipërisë, kur rezulton se në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, borxhi i jashtëm ka rënë me 5 pikë përqindjeje, duke arritur në nivelin 70% të PBB.

Qeveria zë peshën më të madhe ne strukturën e borxhit të jashtëm me 43,2% të totalit ose rreth 3,4 miliard euro. Në raport me PBB-në borxhi i jashtëm qeveritar vlerësohet 30.2%, me rënie 1.7 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.


Pas qeverisë në marrjen e borxhit renditen huat ndër kompani të investimeve të huaja direkte, me 22.3%, të totalit, dhe vazhdojnë huat e korporatave depozituese, borxhi i sektorëve të tjerë dhe ai i autoritetit monetar.

Raporti ndërmjet borxhit të jashtëm dhe eksporte tona është në nivelin 183.6%, me rënie krahasuar me një vit me pare. Por Banka e Shqipërisë vlerëson se ky tregues është përsëri mbi pragun kritik prej 150%.

Stoku i rezervës valutore në vendin tonë është i mjaftueshëm për të përballuar goditjet negative të mundshme nga jashtë. Kjo rezervë mbulon mbi 6 muaj e gjysme importe mallrash dhe shërbimesh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori