LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria “fuçi baruti”, as gjysma e armëve të 1997 nuk janë mbledhur

Shqipëria “fuçi baruti”, as gjysma e armëve të 1997 nuk janë mbledhur

Pas goditjes së bazave në të cilat u gjendën me qindra armë luftarake municione, por edhe lëndë eksplozive, Shqipëria vijon të mbesë një magazinë e madhe e armëve.

A2 CNN ka arritur të sigurojë të dhënat zyrtare sa i përket numrit të armëve, municioneve apo dhe eksplozivëve që janë ende në qarkullim.


Policia e Shtetit komunikoi se në harkun kohor 2015-2019 në total janë sekuestruar 4558 armë zjarri.

Të dhënat nga Ministria e Brendshme, tregojnë se pas trazirave në vitin 1997, nga depot e armëve në vend u grabitën 16,000,000 eksplozivë, 839,310,038 municione dhe 549,775 armë. Me qëllim dorëzimin e armëve luftarake pa leje, qeveria e Shqipërisë miratoi tre amnisti për mbledhjen vullnetare të tyre.

Amnistia e parë për dorëzimi e armëve të zjarrit u realizua në harkun kohor gusht 1998– gusht 2002.

Amnistia e dytë u hartua në dhjetor 2002, me një amnisti dhe ligj për grumbullimin e armëve, që u miratua në 6 mars 2003, Ligji Nr. 9018 “Për grumbullimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve të tjera luftarake”.

Ligji qëndroi në fuqi deri në vitin 2005. Një amnisti e tretë u zbatua edhe gjatë periudhës janar-prill 2017, ku u dorëzuan vullnetarisht në shkallë vendi, 1.603 armë zjarri të ndryshme, 1.558 granata dore dhe 580.634 municione të ndryshme.

Aktualisht, në vend përllogaritet të jenë të shpërndara 325,254 armë zjarri pa leje, 720,595,182 municione dhe 14,458,614 eksplozivë.

Pas vitit 2017, Ministria e Brendshme nuk ka ndërmarrë më nisma amnistie për dorëzimin vullnetar të armëve, por vetëm ligje të cilat rregullojnë mbajtjen me leje të armëve të zjarrit apo ato të gjuetisë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori