LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria e treta në Evropë me numrin e vrasjeve në raport me popullsinë

Shqipëria e treta në Evropë me numrin e vrasjeve në raport me popullsinë

Shqipëria renditet e treta në Evropë për nivelin më të lartë të viktimave nga vrasjet në raport me popullsinë, pas Letonisë dhe Lituanisë.

Sipas të dhënave të Eurostat dhe INSTAT, që i referohen vitit 2017, në vend kishte gjithsej 68 viktima nga vrasjet, nga të cilët 56 ishin meshkuj dhe 12 ishin femra. Në raport me popullsinë e atij viti, të publikuar nga INSTAT, llogariten 2.36 vrasje për 100 mijë banorë.


Eurostat raporton se në vitin 2017, midis Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian, Letonia regjistroi nivelin më të lartë të vdekjeve në lidhje me sulmet me 3.75 vdekje për 100 mijë banorë. Një shtet tjetër anëtar i Balltikut, Lituania e kishte këtë tregues 2.82 vdekje të lidhura me sulme për 100 mijë banorë, duke u renditur e dyta.

Pas Shqipërisë, vijnë Malta dhe Rumania përkatësisht me 1.6 dhe 1.5 vdekje për 100 mijë banorë.

Nga vendet e rajonit, në Serbi ka 1.3 sulme me pasojë vdekjen, në raport me popullsinë. Në Turqi, ky tregues është 1.7.

Mesatarja e Bashkimit Evropian është 0.7 viktima nga vrasjet për 100 mijë banorë.

Në skajin e kundërt të shkallës, Luksemburgu regjistroi shkallën më të ulët të vdekjeve për shkak të sulmeve (0.2), pasuar nga Gjermania dhe Irlanda (të dyja 0.4), Franca (të dhëna të 2016), Italia dhe Sllovakia (tre të fundit regjistruan secila një normë prej 0.5).

Sipas Eurostat, në vitin 2016, gjithsej 3,124 njerëz vdiqën si rezultat i një sulmi në Bashkimin Evropian. Kjo shifër ishte 312 më pak se një vit më parë dhe 901 më pak se në vitin 2011. Shumica e viktimave ishin burra (65 për qind).

Shkalla e vdekjes nga sulmet qëndroi në 0.7 për 100 mijë banorë në 2016 dhe ka qenë në një rënie të qëndrueshme që nga viti 2011 (kur ishte në 0.9 vdekje për 100 mijë banorë).

Në Shqipëri, numri më i lartë i viktimave nga vrasjet në 5 vitet e fundit është shënuar në 2016-në, me 99 humbje jete, duke zbritur në 68 përkatësisht në 2017-në dhe 2018-në.

Në vitin 2019 kishte gjithsej 75 viktima nga vrasjet, nga të cilat 13 (ose 17 për qind) ishin femra. Në raport me popullsinë, viktimat nga vrasjet për 100 mijë banorë u rritën në 2.62, nga 2.36 në 2017-në.

Në 2019-në ka rënë ndjeshëm numri i të dëmtuarve për veprën penale të vrasjes në tentativë, në 93 nga 150 vitin e mëparshëm. /Monitor/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Kalo në kategori