LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria e para në Evropë për rritjen e trafikut ajror, Kosova me rritje solide

Shqipëria e para në Evropë për rritjen e trafikut ajror, Kosova me rritje solide

Raporti analizoi 2600 aeroporte nga 180 vende.

Gjatë 2021-shit, Shqipëria ka kryesuar listën e vendeve evropiane për performancën e trafikut ajror krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019.


Shqipëria ka një rritje me 60 për qind dhe një diferencë me afro 30 për qind me vendin e dytë që është Bosnja e cila ka një rritje për 31 për qind.

6 vende të tjera që kanë pasur rritje të fluturimeve nga 2021 janë, Kosova me 23 për qind, Armenia 21, Rusia dhe Luksemburgu me 6 për qind, Greqia me 4 dhe Maqedonia e Veriut me 1 për qind.

Të gjitha vendet e tjera evropiane të marra në analizë kanë pasur regres, duke shënuar ulje të performancës në trafikun vjetor ajror krahasuar me 2 vite më parë.

Kjo besohet se është ndikuar nga kriza e pandemisë që preku më së shumti transportin ajror për shkak të kufizimeve që ndërmorën pjesa më e madhe e vendeve të Evropës.

Ndërsa Shqipëria zgjodhi të heqë çdo kufizim dhe të lejonte fluturimet nga çdo vend i botës.

Në analizë janë marrë 2600 aeroporte nga 180 vende të botës dhe janë vlerësuar në tre komponentë të ndryshëm: numri i pasagjerëve, transporti ajror i mallrave dhe postës, si dhe ai avionëve të pasagjerëve. /Tv Klan