LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria dhe Greqia së shpejti me një linjë hekurudhore

Shqipëria dhe Greqia së shpejti me një linjë hekurudhore

Kanë filluar në Kastoria procedurat për zbatimin e projektit “Linja e re hekurudhore Follorinë–Kastoria–Pogradec”.

Projekti i financuar nga Interreg-IPA CBS Greqi-Shqipëri, do të studiojë nevojat e transportit në rajon, nevojat për infrastrukturë shtesë dhe zgjidhjet alternative.

Rëndësia e projektit për Greqinë, Shqipërinë, Ballkanin Perëndimor dhe të gjithë Europën Juglindore u përmend në fjalën hapëse nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë greke të Infrastrukturës dhe Transportit, Thanos Bourdas.


Ai tha se projekti është pjesë përbërëse e Rrjetit Transeuropian TEN-T, shkruan gazeta greke ”Ifimeridha”, transmeton atsh.

Linja e re Follorinë-Kastoria–Pogradec do të jetë pjesë e linjës hekurudhore Selanik– Durrës –Tiranë– Mal i Zi-Serbi, që do të forcojë lidhjet hekurudhore si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe lidhjet me Europën Qendrore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Kronika e Zezë
Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Politikë
Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Lajme
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Kalo në kategori