LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria dërgon ekip në Letoni për zbardhjen e shpërthimit ku vdiq ushtarakja

Shqipëria dërgon ekip në Letoni për zbardhjen e shpërthimit ku vdiq ushtarakja

Pas ngjarjes tragjike të së hënës, në bazën ushtarake kamp Adazi në Letoni, ministria shqiptare e Mbrojtjes ka nisur një task forcë me urgjencë drejt këtij vendi.

Grupi përbëhet nga përfaqësues nga agjencia e inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Policia Ushtarake dhe Drejtoria e Inspektimit ne Ministrinë e Mbrojtjes dhe do të punojë për rrethanat e ngjarjes, mbledhjen e provave etj.


Në bazën ushtarake Adazi, ku si pasojë e një shpërthimi humbi jetën 32-vjeçarja Zarife Hasanaj dhe u lënduan Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj, trajnimi është ndërprerë. Komandanti i forcave kombëtare letonez, Leonid Kalnins, konfirmoi në një konferencë për shtyp se gjendja e dy të lënduarve është jashtë rrezikut për jetën.

Ai, së bashku me kolonelin kanadez, Josh Major, nuk kanë dhënë detaje të ngjarjes dhe sipas mediave letoneze mbetet ende e paqartë nëse mjeti që kishte shpërthyer, i përkiste një stërvitje të mëparshme apo bëhet fjalë për ndonjë municion të Luftës së Dytë Botërore.

Ata vetëm thanë se ka nisur një inspektim i plotë në bazë për mina të pashpërthyera, dhe deri në përfundim të tij nuk do të ketë më trajnime. Letonia është ofruar ndërkohë të bëjë transportin e trupit të pajetë të efektives shqiptare dhe dy të plagosurve, drejt Shqipërisë. Në Letoni ka mbërritur edhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka për të takuar dy të plagosurit.

Ngjarja e së hënës, nuk është e para në Letoni. Në tetor 2011, në një shpërthim të ngjashëm mbetën të lënduar shtatë persona, një prej të cilëve humbi jetën. Janë 20 xhenierë nga Shqipëria në shërbim në Letoni. Grupi shumëkombësh atje udhëhiqet nga Kanadaja dhe përbëhet nga 1400 ushtarë nga Shqipëria, Republika Çeke, Italia, Kanadaja, Mali i Zi, Polonia, Sllovakia, Sllovenia dhe Spanja./TCh/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori