Sipas të dhënave të policisë, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim për kryerjen e akteve terroriste. Ai është shtetasi Elsayed Ali Ahmed Elezabi, i lindur në Egjipt, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Kajro Egjipt.

Ahmed Elezabi u arrestua sepse organet egjiptiane të drejtësisë e kanë dënuar atë në fillim të këtij viti me 25 vjet burg, për kryerjen e veprës penale - “akte terroriste”. /TCH/