LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, të vrarët e 21 janarit 2011 shpallen “Dëshmorë të Atdheut”

Shqipëri, të vrarët e 21 janarit 2011 shpallen “Dëshmorë të Atdheut”

Në Shqipëri, Qeveria vendosi të shpallë “Dëshmorë të Atdheut” 4 protestuesit e vrarë pranë godinës së kryeministrisë 10 vjet më parë, ndërsa policia ka kërkuar rihapjen e hetimeve

Në ceremoninë e shpalljes Dëshmorë të 4 protestuesve, kryeministri Edi Rama tha se ata humbën jetën “jo rastësisht, por sepse besuan tek të drejtat dhe liritë e tyre dhe protestuan për të drejtat dhe liritë e tyre”.

Ndërsa pranoi se për të 4 të vrarët nuk është bërë drejtësi, kryeministri theksoi faktin se “Parlamenti nuk bën gjyqe e nuk jep vendime gjyqësore. Se qeveria nuk bën rolin e Prokurorisë dhe as ministrat nuk ngrenë akuza penale”. Por, nga ana tjetër, ai kujtoi se shumica që ai drejton prej më shumë se 7 vitesh, i dhanë udhë reformës në Drejtësi, rezultati përfundimtar i së cilës, është sipas tij, ndarja e drejtësisë nga të qenit mall që shitet dhe që blihet.

Në ndërkohë, duke marrë shkas nga pezullimi i hetimeve, vitin e kaluar, për vrasjen ende pa autor të Aleks Nikës, një prej 4 protestuesve, Policia e Tiranës, i është drejtuar Prokurorisë, për rihapjen e hetimeve, ndonëse nuk ka paraqitur elementë të rinj. Në letrën e saj, policia kërkon “riekspertimin e predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës”, por dhe kryerjen e akteve të tjera që nga ripyetja e dëshmitarëve dhe personave të përfshirë, deri të kqyrja sërish e pamjeve filmike të ngjarjeve të 21 Janarit 2011./voa

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori