LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, të fortët në burg nën vëzhgim – dyshohet se urdhëruan atentate muajt e fundit

Shqipëri, të fortët në burg nën vëzhgim – dyshohet se urdhëruan atentate muajt e fundit

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Sghqipëri (SPAK) i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të mbajë nën vëzhgim edhe 10 të burgosur të tjerë që dyshohen se komunikojnë dhe japin urdhra jashtë qelisë.

Por, ende nuk është vendosur nëse do të hyjnë apo jo të burgosurit e dyshimtë në 41 biss.


Sipas burimeve të sigurta, aktualisht po shkëmbehet informacion mes Policisë së Shërbimeve Sekrete por edhe Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve që kanë në burgjet e sigurisë së lartë 10 të dënuarit që janë shpallur fajtorë në fushën e drogës dhe të vrasjeve.

Vendosja nën “Big Brother” e tyre në distancë po kryhet pas disa krimeve të rënda të muajve të fundit, që bëjnë fjalë jo vetëm për trafiqe por edhe për atentate.

Megjithatë nuk u dhanë më tepër detaje pasi operacioni sipas burimeve po kryhet nën sekret të plotë.

Deri më tani nën regjimin e ashpër 41 biss mbahen vetëm 7 të burgosur dhe të paraburgosur për të cilët sipas një hetimi në distancë i ngjashëm me këtë që po kryhet aktualisht, u mblodhën të dhëna se secili nga të burgosurit ishte i rrezikshëm dhe mbante komunikime me anëtarë të grupeve jashtë burgut.

Në 41 biss janë dy vëllezërit Klemend dhe Eldi Çala të arrestuar si anëtarë në megagrabitjen e Rinasit, një ngjarje që vijon të ketë në kërkim Talo Çelën.

Po ashtu nën regjim të ashpër dhe super të kontrolluar është edhe Arbër Çekaj, i dënuar me 14 vite burg për trafikimin e 613 kilogramëve kokaine. Së bashku me të në 41 biss është edhe Fatmir Pjetri i “Bandës se babagjyshëve” që u kap me Çekajn pas tentativës për t’u arratisur nga 313.

Si dhe Redjan Rraja nën akuzë për atentatin në aksin Tirane-Durrës si dhe dy vlonjatët Viktor Ymeri dhe Aleksandër Llanaj, njeri i kthyer në burg jo shumë kohë pasi i kishte lënë qelitë dhe tjetri për masakrën e Çoles. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën

Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën

Politikë
Kalo në kategori