LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj

Shqipëri: Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, u përdor për herë të parë vota preferenciale. Por, listat nuk ishin plotësisht të hapura pasi siç e tregon dhe rezultati renditja ka penalizuar shumë figura.

Shumë kandidatë të cilët ishin në listë nuk do të mund të jenë deputetë pavarësisht se kanë siguruar shumë herë më shumë vota se kandidatët që ishin renditur në krye të listës.


Gazetari, Ardit Hoxha shpjegoi se këto të dhëna mund të vërtetojnë dyshimin se listat  nuk janë të hapura, pasi do të duhet një numër shumë i madh votuesisht për të bërë që kandidatët e renditur poshtë listës fituese të hyjnë në Parlament.

Për ta shpjeguar, gazetari mori si shembull fillimisht listën e PD për Qarkun e Tiranës. Nga 15 vende që PD siguroi, nëse do të bënimin një renditje me më të votuarit do të dilte se aty do të hynin katër kandidatë që ishin poshtë listës fituese.

Kandidatët si Petrit Doda me 5 987 vota, Orjela Nebijaj me 5 599 vota, Asllan Dogjani me 5 182 vota dhe Ivi Kaso me 5 087 vota ndonëse kanë siguruar më shumë vota se sa disa prej emrave që do të jenë deputetë në Parlamentin e ri sërish do të mbeten jashtë.

Më pak të votuarit nga lista e PD janë Vangjel Dule me 848 vota, Alfred Rushaj me 2 334 vota, Mesila Doda me 2 357 vota dhe Albana Vokshi me 2 928 vota.

Përveç listës së Tiranës, PD ka pasur raste “flagrante” në Durrës dhe Shkodër. Bardh Spahia edhe pse është kandidati më i votuar në Qarkun Shkodër me 7 219 vota, sërish do të mbetet jashtë parlamentit.

E njëjta situatë është në Fier, ku Agron Kapllanaj është kandidati më i votuar me 9 274 vota sërish do të mbetet jashtë listës fituese.

Në Qarkun e Durrësit, dy kandidatët më të votuar për PD, Igli Cara me 6 952 vota dhe Manjola Luku me 6 108 vota do të jenë jashtë Parlamentit. Mandatin do ta marrin dy kandidatë të tjerë që kanë marrë 50% më pak të votave për shkak të renditjes.

Në rastin e Partisë Socialiste kandidatët e djegur nga sistemi janë në Qarkun e Tiranës. Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi arritën ta thyejnë herësin dhe të sigurojnë mandatin, por ka kandidatë të tjerë edhe pse kanë siguruar më shumë vota se sa fituesit, sërish do të mbeten jashtë Parlamentit të ri.

Mes tyre bëjnë pjesë Pandeli Majko me 8 785 vota, Mimi kodheli me 5 598 vota, Dallëndyshe Bici me 5 013 vota dhe Plarent Ndreca me 4 010 vota.

Por në  parlament do të jenë kandidatë që janë marrë më pak vota si Arben Pëllumbi me 3 775, Klotilda Bushka 2 973, Ermonela Valikaj me 2 311 dhe Najada Çomo me 1 583 vota.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori