LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, katër të vdekur dhe 670 të infektuar të rinj me COVID-19

Shqipëri, katër të vdekur dhe 670 të infektuar të rinj me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar për rastet e reja me coronavirus.

Kështu, në orët e fundit në Shqipëri raportohen 670 raste të reja me Covid-19 dhe katër të vdekur. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 505 pacientë, duke e çuar kështu numrin total të të shëruarve në 41 969, që nga fillimi i pandemisë.


Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 279 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Sipas MSH-së, katër viktimat janë nga Tirana, Fieri, Kavaja dhe Mati, të moshave 37- 77 vjeç.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15156
Fier 1953
Durrës 1444
Shkodër 1320
Elbasan 1055
Vlorë 1019
Lezhë 962
Korçë 874
Berat 812
Dibër 506
Gjirokastër 502
Kukës 375.

Në Shqipëri qarku më i prekur nga pandemia është Tirana, e cila kryeson si për nga numri i viktimave ashtu dhe për nga të infektuarit. Deri tani për shkak të agresivitetit të Covid-19 kanë humbur jetën 1291 persona.

Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes, të respektojnë masat anti-covid dhe të shmangin vendet ku ka grumbullime masive.