LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, 1938: Ligji për ndryshimin e emrave të fshatrave dhe qyteteve me origjinë sllave

Shqipëri, 1938: Ligji për ndryshimin e emrave të fshatrave dhe qyteteve me origjinë sllave
Ilustrim

Nga: Kastriot Dervishi

Emërtesat e fshatrave apo qyteteve të vendit, janë në pjesën më të madhe të tyre në sllavisht. Për këtë arsye, pas shumë propozimesh dhe mendimesh, Parlamenti i Shqipërisë votoi ligjin “Mbi ndryshimin e emrave të disa qyteteve, katundeve, lagjeve, lumenjve etj.”, i përcjellë me shkresën nr.119/1, datë 22.4.1937, shpallur nga Mbreti Zog më 5.5.1937.


Me vendimin nr.753, datë 6.7.1938, Këshilli i Ministrave miratoi listën me ndryshimet e emrave. Mbledhja në fjalë u drejtua nga ministri i Drejtësisë, Faik Shatku. Qeveria pasi studioi dosjen me emërtesat e reja të paraqitur nga komisioni i posaçëm i drejtuar nga Ajet Libohova. Komisioni i paraqiti listat me ndryshime më 21 tetor 1937, sipas prefekturave.

Disa emra, si ishin dhe si u bënë:

– Velabishti – Dëfrimi
– Kuçova – Vajgurasi
– Polovona – Mezanj
– Çorovoda – Uji Mbret
– Bellova – Bardhusha
– Pollozhani – Kuqelinë
– Bulqizë – Bylmetaj
– Bradasheshi – Bregsheshi
– Tropoja – Trifushë
– Drashovicë – Drangaj
– Vodicë – Prrallaj
– Karbunari – Thingjillas
– Mavravë – Fitore
– Selenicë – Serishta
– Treblovë – Kështjellë
– Gorisht – Gurishte
– Zvërnec – Rrethujzë
– Cerkovinë – Gjeshtraj
– Pogradec – Përparim
– Derviçan – Kukël
– Frashtan – Arbëri
– Terihati – Terihati