LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, 115 viktima nga aksidentet në 9 muaj

Shqipëri, 115 viktima nga aksidentet në 9 muaj

Përdorimi i telefonit nga shoferet, mendohet të jetë shkaku kryesor i aksidenteve.

Aksidentet rrugore në Shqipëri, kanë ardhur duke u rritur viteve të fundit. Sipas Qendrës Kombëtare të Urgjencës, vetëm në 9 muajt e parë të vitit 2019 janë regjistruar mbi 4 700 aksidente me 115 viktima.


“Fillimi i vitit ka më pak. Sezoni turistik dhe i verës ka më shumë dhe sidomos muaji Gusht pati më shumë nga të gjithë muajt e tjerë”, thotë Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Mjekësore Kombëtare.

Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve me pasoja fatale.

“Është një gjë që mund të parandalohet. Duhet të ashpërsohet ligji patjetër. Duhet që njerëzit të ndërgjegjësohen që telefoni nuk është rrezik vetëm për jetën e vet, por edhe për të tjerët.”

Në shumicën e rasteve aksidentet ndodhin në zonat e banuara dhe shpesh shkaktar janë këmbësorët.

“Shumë pak kalojnë në vija të bardha. Nuk është problemi që ecën shpejt shoferi, apo nuk e pa këmbësorin. Edhe mund të mos e shikosh për një moment. Kur të del papritur dhe jo në vijat e bardha detyrimisht do të shkaktosh aksident. Edhe biçikletat, motoçikletat, që futen vend e pa vend. Gjëja më absurde është kur mban familjen në vendin e parë pa e lidhur, apo shumë herë kur shikon që vendosin fëmijën tek timoni”./Tv Klan

Video

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori