Nga: Ledi Shamku
Ka Shqipja një shprehje, “Ç’më rri ashtu si gur varri?”, çka na kallxon se personi “i gurosur” nuk thotë asgjë po vetëm hesht.
Po ka edhe gurë varri që e thyejnë heshtjen, si guri që pashë në Kishën e Shena Prendes në Balldrê.
Dorësëpari në të lexohet: “Gjelosh Marashi 1813-1873”
Kush tha se Shqipja nuk është shkruar prore? E nuk është lexuar po aq? Ndoshta mëdyshemi ngaqë presim traktate filozofie, drama heronjsh ngadhënjyes mbi mortjen, blej e fashikuj kronikash… Ku i dihet, një ditë edhe dalin, po deri atë ditë mjafton me lexu përreth e me e kuptu se pavarësisht ndalesës nga Porta e Lartë e pavarësisht primitivizmit ku i takoi me rrëshqitë, shqiptarët e skalfitën gjuhën e tyre dhe e panë atë.
Ky epitaf është shkruar me alfabet paramanastirian kuptohet (jemi afro 35 vjet para Kongresit të Manastirit). Disa alfabete ishin në qarkullim dhe synohej drejt një alfabeti modern, të thjeshtë e latin.
Siç dëshmojnë atëbotë edhe letrat e drejtorit të buletinit “Elçia i Zemrës Krishtit”, kërkohej një alfabet pa germa greke si ai i Stambollit, jo aq i gjatë sa ai i Bashkimit, e pa shenja të veçanta si ai i Agimit. Pra, ndërkohë që shkruhej, kërkohej më e mira.
Te ky gur janë dy germa të veçanta, “š” dhe “gj”-ja realizohet përmes bashkimit shqiptimor me “i”-në.
Ka shumë mundësi që gurgdhendësi të mos ketë ditur shkrim e lexim, ngaqë i ka skalitur germat më fort si piktograme se si grafema, duke iu përmbajtur besnikërisht pjerrësisë së vijës mesore të shtatës (pjerrësi tipike e shkrimit të dorës), apo ka interpretuar hutueshëm kthesën e brendshme të “G”-së pa e kuptuar mirë a është e vijuar apo thjesht një vizë e veçuar tejshkuese”. E, po ashtu “š”-në e ka parë më fort si rrufé zigzage sesa si gjarpërushe me theks lart. Vëzhgime mund të bëhen edhe për madhësinë e “o”-së si një rrethorkë e vogël e strukur.
Me pak fjalë, po të doja ta imagjinoja krejt këtë proces këtu e gati njëqindepesëdhjetë vite të shkuara, do të shihja me sytë e mendjes priftin që i jep vojimin e mbramë Gjelosh Marashit në banesën e vet aty ballë Drinit (Balldrê). Trishtimin e robve të tij teksa e përcjellin këtë burrë ende të ri për në vorr. Kthehen pasi ia kanë ba shartet dhe pajtojnë një skalfitës (gurgdhendës) pse “shqiptari e don nji gur mbi kry mos me i hup emni e gjurma”. Skalfitësi pyet si po e duan at’ gur – me kryq sigurisht duke pa besimin e zonës, dhe prifti ia shkruan në nji copë letër se çfarë të gdhendë brenda krygjës së rëndë: emrin, mbiemrin, datëlindjen e datëvdekjen. Bën përshtypje se prifti nuk zgjedh ta shkruajë “Julius” siç do ta kishte shënu në librat e pagëzimit në regjistrat e kishës, por e shkruan “Gjelosh”, siç miq e dashamirë e armiq e kanë thirrë. “Vulgus dict Gjelosh”. Prifti ka gjasa të jetë i ndërgjegjshëm se po e shkruan për syrin përkujtues të balldrenasve e jo për rendin ortografik të dokumentave kishtare.
Këtu mbaron “puna” udhëzuese grafike e priftit. Por, ka edhe një shenjë tjetër kjo krygjë e hirtë e Shena Prendes se Balldrenit. Aty lart vihet re një kryq i vogël me një rreth sipër. Atë e din gdhendësi vetë, atë nuk ia thotë prifti. Ai rreth mbi kryq është rrota diellore të cilën e hasim qysh ndër vorre ilire e që simbolizon edhe lindjen e jetës. Dielli si lemje e hana si perëndim pra shuemje – simbolet pagane të gjindjes sonë, të cilat shkrihen butë me ato të mëvonat të krishtera, duke u bërë dëshmitare të autoktonisë së këtij populli të pandërpremë në rrojmen e vet këtu në këto troje. Kryqi me rreth a me rrotën diellore të kujton gjithaq edhe kryqet e lashta kelte me rrotë diellore që mund t’i shohësh bri kishave të vjetra në preritë e Irlandës. Gdhendësi këtë e din vetë edhe pa pasë kaptu kurrë kufijtë e Balldrenit të vet. E din siç dihet tradita.
Sa shumë heshtje thyen një gur varri! Mjafton me u ul gjunjazi pranë tij e me mbajtë vesh. Jemi të rrethuar nga shenjat tona. Duhen thjesht sy me i pa e shpirt me i dashtë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Aktori Abdurrahman Shala - eprori i dikurshëm i një burgu në Prishtinë, që ndali vrasjet e shqiptarëve!
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Pavlina Mani: Artistët që kërkuan objekt të ri teatri, kanë falsifikuar nënshkrimin e Pirro Manit
Kosova në Bienalen e Venecias: Nëndetësja e "Monumentalitetit të përditshmërisë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën