LAJMI I FUNDIT:

Zurich Shqip Up Comedy Festival: Ne jemi gati

Zurich Shqip Up Comedy Festival: Ne jemi gati

Kanë mbetur më pak se tre jave kur skena kulturore e diasporës shqiptare në Zvicër do të mirëpresë Shqip up Festival Comedy, Festival ky që shënon këtë vit edicionin e dytë.

Me aktorët tashmë më në zë sa i përket zhanrit të Stand up komedisë, edhe këtë vit, Zürichu, si një ndër qendrat e e Diasporës shqiptare në Botë, do të qeshë shqip.

Duke shfaqur gatishmërinë e tyre si dhe duke shfaqur mosdurimin e tyre deri ne datën 21 Tetor, aktorët si Avni Shkodra, Valina Muqolli, Ernest Zymberi, Romir Zalla dhe e ftuara speciale Olta Daku, tashmë kanë postuar në rrjetet e tyre sociale videot ku i bëjnë thirrje diasporës për pjesëmarrje masive në atë që tashmë po quhet si eventi i vitit në Zvicër.


Por deri ku kanë shkuar deri më tani me përgaitjet për këtë ngjarje kulturore?

“Tashmë që jemi në muajin final të eventit, gjithcka po ecën sipas planit të paraparë. Deri më tani jemi në fazën finale edhe të detajeve të fundit, nga ku mund të konfirmojmë se Shqip Up Comedy Festival do të jetë gati të mirëpres publikun e etur pëe gjëra të bukura” deklaruan për telegrafi.com, organizatorët e Festivalit.

Sipas organizatorëve, interesimi i publikut është mjaft i madh, ku edhe presin që numri I publikut ti tejkalojë pritshmëritë e tyre. Ata, duke bërë të ditur se 3 javë para datës tashmë të përcaktuar për Festivalin, pra 21 tetorin, janë shitur një numër i konsiderueëshëm I biletave, bëjnë poashtu thirrje për të gjithë të interesuarit që ende nuk kanë siguruar një biletë hyrëse, të nxitojnë e të mos presin fundi, sepse gjasat që të mbesin pa bileta janë mëse reale.

Ata po ashtu njoftojnë publikun se biletat mund të blihen vetëm online, duke klikuar KËTU.

Shqip Up Comedy është një Festival që këtë vit është ne edicionin e tij të dytë. Duke mëtuar të jetë një ngjarje e përvitshme kulturore në Zvicër, edicioni i parë ishte një sukses në vete.

Përkundër që ishte hera e parë, organizimi fantastik, kasta e aktorëve pjesëmarrës si dhe numri I madh I spektatorëve, bënë që ky event të krijojë një emër për veten, emër që pritet të zhvillohet ende më shumë në vitet pasues.