LAJMI I FUNDIT:

Shqip.ai, platforma e parë për transkriptim shqip e cila shërben për të gjitha moshat

Shqip.ai, platforma e parë për transkriptim shqip e cila shërben për të gjitha moshat

Kompania Quantix javë më parë ka lansuar platformën Shqip.ai, platformë kjo e cila mundëson transkriptimin me Inteligjencë Artificiale për gjuhën shqipe.

Vesa Berdyna dhe Blinera Fazlija nga kompania Quantix treguan diçka më shumë rreth platformës Shqip.ai në emisionin e mëngjesit në ATV.

Ato treguan se ideja filloji nga qëllimi, qëllimi për të qenë platformë lehtë e përdorshme, për të qenë pran të gjithëve, me pak fjalë emër që definon qëllimin dhe të gjithë punën e bërë për kombin shqiptar.


“Mbrapa Shqip.ai realisht qëndron një ekipe me qindra pjesëmarrës, epika e zhvillimit është përbërë prej rreth 25 persona ndërsa kontribuues në lexim për mbledhjen e të dhënave kanë qenë më shumë se 200 persona të përfshirë. Fillimet ishin të vështira duke pasur parasysh edhe informacionin e mangët në treg e audio apo video ne gjuhën standarde shqipe, për idenë se kemi krijuar platformën e parë për transkriptim shqip në botë”, treguan ato.

Berdyna dhe Fazlija shtuan se platforma është e përshtatshme dhe lehtë e përdorshme për të gjitha moshat.

“Më formën e aplikimit për platformë kemi hasur një interesim jashtëzakonisht të madh edhe nga ana e studentëve, që nënkupton që platforma do jetë e qasshme jo vetëm për institucione publike e private por edhe për përdorime personale/individuale pa dallim moshe, kudo që mund të gjejë përdorim. Le të themi që është interes i përbashkët dhe me këtë kemi arritur qëllimin kryesor”, shtuan ato. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
OpenAl zbulon modelin e ri me Inteligjencë Artificiale - shefi i kompanisë zbulon se në çka është i mirë ai

OpenAl zbulon modelin e ri me Inteligjencë Artificiale - shefi i kompanisë zbulon se në çka është i mirë ai

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
YouTuberi testoi Samsung Galaxy S25 Ultra, një detaj në telefon e zhgënjeu

YouTuberi testoi Samsung Galaxy S25 Ultra, një detaj në telefon e zhgënjeu

Teknologji
Apple po planifikon një ridizajnim të madh për iOS 19 dhe macOS 16

Apple po planifikon një ridizajnim të madh për iOS 19 dhe macOS 16

Teknologji
Apple zhvillon kufjet me kamera?

Apple zhvillon kufjet me kamera?

Teknologji
Kalo në kategori