Në rrjetin social X u shfaqën video ku shihet reperi Diddy duke sulmuar ish të dashurën e tij, Kesi në një hotel në vitin 2016.

Kjo video është siguruar nga CNN dhe tregon Diddy duke ndjekur Kesin në korridorin e hotelit.


Në një moment, reperi e kapi nga koka dhe e përplasi përtokë, përpara se ta godiste disa herë me shkelma dhe në fund ta tërhiqte zvarrë në dhomë.

Kjo pamje shqetësuese është xhiruar në hotelin InterContinental. /Telegrafi/