LAJMI I FUNDIT:

Shqetësuese, brenda 24-orëve dy persona kryejnë vetëvrasje në Kosovë

Shqetësuese, brenda 24-orëve dy persona kryejnë vetëvrasje në Kosovë

Dy persona dyshohet se kanë kryer vetëvrasje ditën e premte në Kosovë.

Policia bën të ditur se njëri rast ka ndodhur në Pejë dhe tjetri në Podujevë, sipas raportimeve viktimat janë dy meshkuj, transmeton Telegrafi.

Në njoftimin e bërë nga Policia, thuhet se viktima në Pejë ka vuajtur nga depresioni dhe se dyshohet se ai është hedhur nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë.


“Raportohet se viktima mashkull kosovar sipas dëshmitarëve (bashkëshortes, djalit dhe një kushëriri të viktimës) kohëve të fundit ka vuajtur nga depresion dhe dyshojnë se viktima është hedhur nga një ballkon i katit të dytë të shtëpisë. Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, për rastin në Podujevë, Policia thotë se viktima është gjetur nga tre persona.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, dyshohet të ketë kryer vetëvrasje. Viktimën e kanë gjetur tre dëshmitarë. Njësitë relevante policore dhe një ekipe e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, stafi përgjegjës i emergjencës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori