Shqetësimet sociale dhe heshtja
Kosova është para një presioni të theksuar të modifikimit të vendosjes së kornizave demokratike institucionale, korniza brenda të cilave do të tregohej aftësia e shtetit demokratik kushtetues dhe institucioneve të saj, në mënyrë që suksesshëm të përballemi me të gjitha sfidat të cilat e përcjellin procesin e ndërtimit dhe stabilizimit për shërbim të mirë të qytetarëve, në mënyrë që t’i menaxhoj kërkesat dhe kështu, qetësia sociale do të ishte shërbim i mirë për progres të përgjithshëm shoqëror.
Por, kohet e fundit jemi dëshmitar të një rritjeje shqetësuese të problemeve sociale që e kanë përfshirë shtetin më të ri në botë, të cilat janë produkt i proceseve jo korrekte që po i kalojmë, disa nga të cilat do të gjenerojnë me kriza edhe më të mëdha në një të ardhme të afërt. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë dhe nuk është bërë asgjë për avancimin e shërbimeve të nevojshme si nga Qeveria e Republikës së Kosovës, por edhe nga institucionet tjera përkatëse.
Këto shqetësime sociale kanë qenë të parashikuara nga analistët qysh në vitin 2009, por me këto paralajmërime nuk janë marr seriozisht institucionet tona.
Duke shikuar rrjedhimisht këto ngjarjet e fundit me protesta, ku më shumë se 2 mijë shërbyes shëndetësorë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) protestuan para qeverisë, pastaj protesta nga ana e Policisë së Kosovës për rritjen e pagave, si dhe paralajmërimi me protesta nga institucionet tjera të pakënaqura, nëse nuk përmbushën kërkesat e tyre të kahershme, të gjitha këto tregojnë qartë një shenjtë të madhe pakënaqësie me shërbimet dhe jo përmbushjen e marrëveshjeve nga qeveria e Kosovës.
Më këto sinjale evidente, tregohet qartë se me papunësinë ende të lartë dhe me tërheqjen e paketave stimuluese financiare, kriza e pakënaqësive do të thellohet dhe do të vijë duke u shtuar vitin që vjen.
Ndërsa, lidhur me protestat kryeministri Thaçi, i ka quajtur normale, ndërkaq në vazhdën e premtimeve të njëpasnjëshme të tij, ai i premtoi protestuesve se do të këtë angazhime konkrete në këtë drejtim.
“Dua të besoj fuqishëm se ato lëvizje që janë bërë nga ministritë përkatëse, do të rezultojnë me angazhime konkrete në kryerjen e përgjegjësive në raport me të gjitha kategoritë në Kosovë”, kishte deklaruar kryeministri Hashim Thaçi, në ditën që u mbajt protesta nga mjekët e QKUK-së dhe Policisë së Kosovës. Po ashtu, në anën tjetër ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, gjatë takimit më sindikalistët e QKUK-së u kishte thënë se nuk mund të ndikoi drejtpërdrejtë në ngritjen e pagave.
Më këto deklarata të lartpërmendura të kryeministrit Thaçi dhe ministritë të Shëndetësisë Gashi, lë të kuptohet se si në vitet e kaluara, ku janë nënshkruar dhjetëra marrëveshje mes Qeverisë dhe QKUK-së, por që nuk kanë gjetur zbatim nga qeveria e Kosovës, e cila dihet tashmë kjo e fundit se nën hijen e marrëveshjeve mundohet të shuan zërat e pakënaqur.
Megjithatë, për të dalë nga këto shenja të krizës sociale duhet që të gjitha institucionet të mbështetën në mirëqenien sociale dhe në krijimin e mekanizmit socialë, që do t’i ndihmonte qytetarët përmes politikës zhvillimore të ngrinin mundësit e asistencës dhe kushteve sociale dhe po ashtu, duhet të nisemi nga realiteti objektivë që e dikton tregu i punës dhe papunësia.
Pas gjithë kësaj, institucionet e Kosovës, të frikësuara nga trazirat e mundshme sociale, vazhdojnë të kërkojnë edhe më tepër durim qytetar. Megjithatë, mospërmbushja dhe heshtja e kërkesave nga të gjitha institucionet relevante, do të sjell më shumë pakënaqësi në të ardhmen, ku dhe do të merren hapa të tjerë edhe më radikal që do të dëmtonin stabilitetin politikë por edhe institucional të vendit. Prandaj, institucionet e vendit duhet që të jenë të përgatitur edhe për sfidat e shumta me të cilat ata mund të përballen në vitet e ardhshme me trazirat e mundshme sociale.



































