LAJMI I FUNDIT:

Shqelmojnë në kokë vazhdimisht 20-vjeçaren në Angli, ia thyejnë hundën dhe nofullën – e ëma e saj publikon pamjet

Shqelmojnë në kokë vazhdimisht 20-vjeçaren në Angli, ia thyejnë hundën dhe nofullën – e ëma e saj publikon pamjet

Një video amatore shfaq momentin kur dy femra vazhdimisht shqelmojnë në kokë një femër tjetër, ku si pasojë ka mbetur me hundë dhe nofull të thyer.

E gjitha ndodhi në Portsmouth të Anglisë, ku të pranishmit vrapuan për ta ndihmuar viktimën, derisa sulmueset largohen sikur të mos kishe ndodhur, transmeton Telegrafi.


Videoja është postuar nga e ëma e viktimës, duke shpresuar se me publikimin e pamjeve do të ndihmohet policia për të kapur sulmueset e 20-vjeçares.

Në video shihet vajza duke qëndruar e shtrirë në tokë, derisa dy tjera e godisnin vazhdimisht në kokë me shqelma, madje duke e shkelur.

Viktima është dërguar me urgjencë në spitalin Mbretëresha Alexandra, nga ku është bërë e ditur se ka pësuar lëndime serioze.

E ëma e saj ka shkruar në Facebook, sesi bijës së saj i është thyer hunda dhe nofulla. /Telegrafi/