LAJMI I FUNDIT:

Shputat e këmbëve mund të tregojnë nëse do të lindni vajzë apo djalë

Shputat e këmbëve mund të tregojnë nëse do të lindni vajzë apo djalë

Gra shtatzëna, shikoni se si mund të zbuloni gjininë e foshnjës në bark

Ky test i zbulimit të gjinisë duket të jetë gjithnjë e më popullor në refleksologji, transmeton Telegrafi.

Si bëhet ky test?

Hiqni këpucët dhe çorapet dhe uluni në dysheme. Ktheni shputat e këmbëve tuaja kundër njëra-tjetrës.

Shikoni të dyja shputat nga brenda dhe do të gjeni një rreth më të butë dhe më të trashë në njërën ose tjetrën shputë. Ju do ta vini re këtë pjesë më të trashë mbi thembër, dhe nën kyçin e këmbës.

Si mundet që diçka e tillë të tregojë fare gjininë e një fëmije?

Refleksologia Andrea Hurst, shpjegoi se ekziston një hartë e këmbëve në refleksologji.

Duke përdorur një hartë, secila pjesë e shputës përfaqëson një organ ose pjesë të caktuar të trupit, ndërsa zona e mitrës dhe vezoreve është e përqendruar në atë pjesë midis thembrës dhe kyçit të këmbës”.

Sipas kuptimit tonë, ana e majtë e trupit nënkupton femrën, dhe e djathta parimin mashkullor.

Mund të jetë e dobishme në përcaktimin e gjinisë së foshnjës që gruaja shtatzënë do ta lindë”, thotë ajo.

A jeni kurioz të provoni? Këshilla jonë është, megjithatë, që përveç këtyre metodave të pazakonta dhe interesante, të cilat mund t’ju argëtojnë, jepini fjalën kyçe mjekut dhe ultrazërit, ose testeve prenatale.

/Telegrafi/