LAJMI I FUNDIT:

‘Shpresë për të ardhmen’: Shërohet nga koronavirusi 101-vjeçari në Itali

‘Shpresë për të ardhmen’: Shërohet nga koronavirusi 101-vjeçari në Itali

Një burrë 101-vjeçar ka dalë nga spitali pasi u shërua nga koronavirusi. Lajmin e dha zv. Kryebashkiakja e Riminit, Gloria Lisi

Burri, i cili u identifikua vetëm si “Zoti P” shkoi në spital javën e kaluar, pasi analiza rezultoi pozitive dhe doli nga spitali të enjten.

Lisi tha se “shërimi i tij i jashtëzakonshëm” na jep “shpresë për të ardhmen”, shkruan CNN.

“Z. P ia doli. Familja e mori në shtëpi dje mbrëma. Ky rast na mëson se e ardhmja nuk është e shkruar, as kur je 101 vjeç,” tha ajo.

Z. P u lind në vitin 1919, gjatë pandemisë së gripit spanjoll që vrau mes 30-50 milionë njerëz në gjithë botën.

Sipas autoriteteve, Rimini ka 1189 ras të konfirmuara me koronavirus. Italia u godit rëndë gjatë kësaj pandemie, me më shumë vdekje të regjistruara në gjithë botën.

Sipas shifrave të Johns Hopkins University, në Irali janë konfirmuar mbi 80 mijë raste dhe kanë humbur jetën 8215 njerëz.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori