Lea Ypi
Shumica e njerëzve mendojnë se Shpresa qëndron diku mes një dëshire dhe një besimi, mes dëshirës për një rezultat të kënaqshëm, dhe besimit tek realizimi i dëshirës. Nëse dëshira dhe besimi përputhen, kemi shpresë, përndryshe jo.
Për mua shpresa është diçka tjetër.
Të kesh shpresë nuk ka të bëjë me se si rrjedhin ngjarjet.
Shpresa është një plotësues i domosdoshëm i moralit.
Pse të përpiqemi të bëjmë atë që duhet bërë nëse të tjerët nuk sillen njësoj?
Pse t’i bëjmë të tjerët përgjegjës, nëse mendojmë se përgjegjësia është përtej aftësisë së tyre ?
Shpresa është e kundërta e nihilizmit. Paradoksalisht, sa më keq të na shkojnë punët, aq më shpresëplotë duhet të mbetemi për të vazhduar luftën.
Të jesh shpresëlotë nuk ka të bëjë me garancinë për rezultatin e pritur, por me ruajtjen e parimit të duhur, parimin mbi të cilin ka kuptim një botë morale.
Në rastin tim, ta humbas shpresën, do të thotë të humbas besimin në atë parim.
Të mendosh duke e vendosur veten në vendin e gjithë të tjerëve, ky është parimi i të menduarit të ndritur.
Nuk është aq abstrakt sa duket, as aq individualist, apo i lidhur me status quo-në e përkohshëm.
Përkundrazi, është vendimtar për të plotsuar boshllëkun mes botës në të cilën jetojmë, dhe asaj që kemi përgjegjësinë të ndërtojmë.
Kur u flisja për këtë studentëve, mes habisë, njëri prej tyre tha: Kanti ishte me fat që jetoi në epokën e Iluminizmit, në kohën e tij njerëzit e pëlqenin iluminizmin.
Një tjetër vuri në dukje se në shekullin XVIII nuk kishte algoritme dhe media sociale. Për këtë arsye ishte ende e mundur të besohej në iluminizëm përmes diskursit publik.
Një studente, këtë herë nga Ballkani, tha: E çfarë bëri iluminizmi për ne përderisa nuk na ndihmoi të ndalonim gjenocidin ?
Pas këtyre ndërhyrjeve, gjithçka që kisha thënë deri në atë moment mu duk qesharake.
Kishte, pra, një hendek mes botës së leximeve, dhe asaj në të cilën jetoja.
Sipas mediave sociale dhe lajmeve, vrasja e civilëve të pafajshëm, ndonjëherë, për disa njerëz, dhe në disa kushte, është e paevitueshme.
Por, a mund t’i besohet iluminizmit dhe mendimit të hapur para standardeve morale të dyfishta?
A nuk është absurde të besosh se politika mund të mbetet përgjegjëse ndaj moralit?
Nuk ishte hera e parë që bluaja në kokë të tilla mendime. Shpesh i kujtoja vetes detyrën morale për të shpresuar.
Por, ngeci, filloi të mos funksionojë.
Mesa duket kisha humbur besimin te arsyeja, dhe fjalët e mia kishin humbur fuqinë për të pasur kuptim, madje edhe për veten time.
Për të ardhur në vete, u përpoqa, së pari, të kujtoja qëndrimin tim të kahershëm përballë botës, dhe si dëshpërimi im ekzistencial, dilemat e mia filozofike dhe pyetjet e mia të vazhdueshme, në fund të fundit përbënin një privilegj.
Njerëzit që vuajnë nga padrejtësia, që përballojnë fyerjet e përditshme të dinjitetit të tyre, që janë të shtypur, të heshtur, të shfrytëzuar, të lënë të vdesin ose të vriten, nuk ja kanë ngenë ta pyesin veten nëse kanë ose nuk kanë shpresë. Ata ngjiten pas jetës, përpiqen ta përballojnë, punojnë, lodhen, sakrifikojnë. Mes përpjekjeve të tyre të vazhdueshme, të çfarëdo forme qofshin, nuk ka hapësirë për humbjen e besimit.
Në këto rrethana, më e pakta që mund të bëjmë ne të tjerët, është të shmangim vënien në dyshim të arsyeve për të pasur shpresë. Ky është kuptimi i iluminizmit.
Ka shpresë apo jo ?
Kjo është pyetje për pakicën e lumtur që ka privilegjin të dyshojë. /Burimi: The Guardian/Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Gjesti, G bani dhe Egli kurdisin një plan ‘të rrezikshëm’, i japin dorën njëri-tjetrit edhe për Zarf të Zi
Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias
“Luftë” me ujë mes Gjestit dhe Jozit, banorët ndjekin njëri-tjetrin në dhomë të gjumin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës