LAJMI I FUNDIT:

Shprehitë “e mira” të cilat do t’ju bëjnë më shumë dëm se dobi

Shprehitë “e mira” të cilat do t’ju bëjnë më shumë dëm se dobi

Si duket rruga deri te shëndeti është mjaft e thjeshtë. Mirëpo jeta ndonjë herë mund të jetë më e komplikuar, ndërkaq zgjedhjet për të cilat keni menduar se janë të drejta, lehtë mund të kthehen kundër jush. Po ju paraqesim disa të tilla.

Shprehitë e KËQIJA? Të gjithë i kemi. Mirëpo, disa mund të jenë më të rrezikshme se sa ndoshta keni menduar, transmeton Telegrafi.

1. Pilulat për kontracepsion

Në fakt, nëse harroni ta përdorni atë. Atë duhet ta konsumoni menjëherë në momentin kur ju bie në mend se e keni harruar ose ditën e ardhshme përdorini dy. Ose mendoni për mënyra të tjera të mbrojtjes, por assesi mos i thoni vetes “kjo nuk do të më ndodhë mua”.

2. Shtesat

Sheqeri, qumështi, shurup et etj., në filxhanët tanë. Edhe me këto duhet pasur kujdes dhe të reduktohet konsumim i i tyre, si për hir të shëndetit ashtu edhe për dukje fizike. Filxhani më i vogël edhe shtesat më të vogla, apo jo? Edhe ky është një fillim i mirë.

3. Matja e peshës

Ekspertët këshillojnë matje të peshës një herë në ditë (më së miri në mëngjes), në mënyrë që me ndryshimet ditore të zbulohen ato më të mëdha, nëse ekzistojnë, p.sh.: diabeti.

weight-scale

4. Sfungjeri, për larje të enëve

Kujdesuni, që një herë në javë ta pastroni atë mirë në makinë për larje të enëve, ose ta ngrohni në mikrovalë për dy minuta në temperaturën më të lartë, në mënyrë që t’ia hiqni të gjitha bakteret që gjenden në të. Hedhja e përditshme e sfungjerit të përdorur do të ishte zgjidhja më efikase, por financiarisht e papranueshme.

5. Dreka, në vendin e punës

Studimet kanë zbuluar që më së shumti hamë, nëse një gjë të tillë e bëjmë para kompjuterit. Për këtë arsye, pauzën për drekë bëjeni në një vend tjetër.

6. Dërgimi i porosive gjatë ecjes

Kur shkruajmë. porosi në telefon derisa ecim, i përcjellim më dobët gjërat rreth vetes. A është porosia me të vërtetë aq e rëndësishme sa që të rrezikoni të goditeni nga ndonjë automjet?

7. Shtyrja e kontrollimit

Është gjëja më e keqe që mund t’ia bëni vetes dhe për këtë arsye assesi mos e shtyni kontrollimin te mjeku. Nëse problemet zbulohen me kohë, gjithmonë ekziston shpresa.

8. Tabletat, kundër dhembjeve

Shumë herë na e lehtësojnë jetën, por konsumimi i tepërt mund të paraqesë një problem të madh. Studimet kanë zbuluar që konsumimi i një doze të madhe të tabletave kundër dhembjes së kokës, madje mundet edhe t’i shkaktojë ato. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori