LAJMI I FUNDIT:

Shprehitë e meshkujve që nuk i tërheqin femrat

Shprehitë e meshkujve që nuk i tërheqin femrat
(Foto: Instagram/britneyfierro)

Femrat nuk duan të kenë asgjë me meshkujt që gënjejnë – ndërsa kjo është vetëm një prej shprehive të këqija që nuk i pëlqejnë gjinisë së bukur.

Femrave nuk u pëlqen kur meshkujt fillojnë të flasin për dashurinë që në takimin e dytë. Nevojitet kohë për t’u njohur, nuk ka nevojë të nguteni.


Mos u përfshini në një situatë kur flisni vetëm për veten, mësoni të dëgjoni. Nëse flisni vazhdimisht për veten, mos u habitni kur ajo do të largohet nga ju.

(Foto: Shutterstock)

Asnjë femër nuk dëshiron të dalë me një mashkull, i cili të gjitha fshehtësitë e veta i tregon që në takimin e parë.

Mos shfaqni shenja përtacie dhe mungese të ambicies, hobit dhe pasionit, në raport me gjërat që i doni. Qëndrimi i tillë do t’u jepte pikë negative.

Sinjalet e përziera janë po ashtu gabim, sepse femrat duan të dinë nëse jeni të interesuar t’i njihni apo jo. Askush nuk dëshiron që të luani me ndjenjat e tyre dhe t’ua merrni kohën pa nevojë.

(Foto: Stocksy United)

Përpiquni të jeni të pavarur, sepse femrat nuk i duan meshkujt që kanë nevojë për ‘dado’.

Kini qëndrimin dhe mendimin tuaj për gjithçka, përfshijeni në bisedë, femrat tërhiqen nga ky veprim.

Kujdesuni për aromën tuaj, higjienën dhe shëndetin.

/Telegrafi/