Me siguri keni menduar se si disa persona arrijnë synime madhështore, kur shumica e njerëzve kanë probleme t’i zgjidhin edhe problemet më të vogla.
Pavarësisht sa resurse mund t’i ketë një person, gjithsecili i ka vetëm 24 orë brenda një dite dhe vështirë se arrin t’i kryejë të gjitha detyrat, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ekspertët thonë se mënyra se si disa persona arrijnë të përmbushin qëllime të tilla është përmes mentalitetit.
Pra, kur është fjala për zhvillim personal, çdo gjë mund të arrihet me fuqinë e mentalitetit. Ky mentalitet luan rol të rëndësishëm në mundësimin e liderëve për t’i organizuar oraret dhe për të arritur edhe më shumë.
Liderët e mençur i zhvillojnë disa shprehi të cilat ua mundësojnë atyre të jenë para tjerëve dhe i shfrytëzojnë në maksimum orët e ditës.
Duke i përvetësuar edhe ju këto shprehi, do ta vëreni se sa produktiv do të bëheni në jetën tuaj profesionale dhe personale.
Liderët e vërtetë zgjohen herët
Liderët e mençur zgjohen herët sepse e dinë që vetëm kështu kanë më shumë kohë për t’i arritur gjërat që i duan. Pasi të kenë fjetur mjaftueshëm, ata zgjohen herët dhe e fillojnë ditën përderisa tjerët janë ende duke ëndërruar.
Meditojnë…
Ditëve të sotme meditimi është bërë aktiviteti i preferuar për shumicën e liderëve të suksesshëm. Shumica prej tyre asnjëherë nuk e fillojnë ditën pa praktikuar meditim. Kjo për shkak se meditimi iu ndihmon ta përmirësojnë mendjen, trupin dhe shpirtin.
Mëngjesin e hanë shëndetshëm
Rëndësia e një shujte të shëndetshme dhe të mirë të mëngjesit asnjëherë nuk injorohet nga liderët. Sipas ekspertëve, konsumimi i një smoothie apo një shejk-u nuk mjafton për ta filluar ditën. Shujtën e mëngjesit duhet ta hani të plotë dhe merr kohë për ta përgatitur. Ky lloj i mëngjesit i dërgon mesazh trurit se tani ka mjaftueshëm energji për të filluar punën.
I listojnë gjërat që duhet t’i kryejnë
Liderët e suksesshëm gjithmonë i planifikojnë ditët dhe javët e tyre. Ata e dinë cilat detyra do t’i kryejnë gjatë secilës ditë dhe si ato detyra iu ndihmojnë t’i arrijnë qëllimet më të mëdha. Tani edhe ju mund t’i shpenzoni ca minuta çdo natë për ta përgatitur një listë të tillë për ditën e ardhshme dhe do të kurseni shumë kohë të nesërmen, në vend se të mendoni se çfarë duhet të bëni.
Rëndësia e pauzave
Puna për orë të gjata mund t’ju bëjë të humbni interesimin dhe nivelet e energjisë fillojnë të bien. Prandaj, liderët e mençur gjithmonë bëjnë pauza të shkurtra në mënyrë që të fitojnë energji gjatë ditës. Kjo nuk e ngadalëson progresin e tyre, përkundrazi – vetëm sa i bën ata më produktivë! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Si të lajmë lodrat prej pelushi
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Madhësia mesatare e penisit: A e keni penisin të madhësisë normale?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre