LAJMI I FUNDIT:

Shprehitë e çuditshme të gjenive

Shprehitë e çuditshme të gjenive

Të gjithë duam të mësojmë – dhe të përshtatemi – me mendjet brilante. Më poshtë janë disa prej zakoneve më të çuditshme të shpikësve të famshëm.

BENJAMIN FRANKLIN


Babai themelues i SHBA-ve shpiku rrufepritësen dhe syzet bifokale. Franklini ndiqte një plan të rreptë 13-javor vetëpërmirësimi, ku ai fokusohej në një virtyt për çdo javë. Ai e përsëriste planin katër herë në vit.

ALBERT EINSTEIN

Fizikani i famshëm, që u mbi të gjitha i njohur për ekuacionin E=mc2, flinte të paktën 10 orë në natë dhe dremiste disa herë gjatë ditës.

LEONARDO DA VINCI

Piktori dhe shpikësi i makinës fluturuese ndiqte “planin e gjumit Uberman”, ku ai dremiste për 20 minuta për çdo katër orë gjatë ditës.

ELON MUSK

Themeluesi i SpaceX është një mjeshtër në kryerjen e disa detyrave njëherësh. Musk punon me telefon gjatë mbledhjeve, ndërkohë që dërgon emaile teksa kontrollon faturat.

TEMPLE GRANDIN

Në moshën 18-vjeçare, ajo shpiku “kutinë shtrydhëse”, një pajisje që ndihmon për të qetësuar fëmijët shumë të ndjeshëm. Grandin kufizoi jetën e saj sociale dhe kaloi më shumë kohë duke bërë atë që donte më shumë: “Çfarë bëj kur shkoj në shtëpi? Punoj”, thoshte ajo. “Jam e martuar me punën”.

STEVE JOBS

Bashkëthemeluesi i Apple ishte i njohur për vëmendjen e madhe për detajet, kur flitej për gjithçka, që nga produktet e deri tek reklamat. Jobs kaloi një herë 30 minuta duke debatuar se çfarë përqindje të grisë duhej të përdorte në dyqanet e tij.

NIKOLA TESLA

Më i njohur për shpikjen e rrymës alternative, Tesla ushtrohej në mënyrë të rreptë. Ai ecte tetë deri në dhjetë milje në ditë dhe i shtriqte gishtërinjtë e këmbës 100 herë çdo natë. /bota.al/