LAJMI I FUNDIT:

Shpikja e vitit: Spreji që mban këpucët tuaja pa u lagur! (Video)

Shpikja e vitit: Spreji që mban këpucët tuaja pa u lagur! (Video)

“NeverWet” është lyerje superhidrofobe që do të refuzoj të gjitha lëngjet dhe lyerjet që mund të bien mbi këpucët tuaja. Korporata Ross Nanotechnology fitoi shpërblimin për shpikjen më të mirë të vitit 2011.

Mjafton që këpucët ti spërkatni me sprej dhe të gjitha lëngjet do të rrëshqasin mbi to. Ky novacion teknologjik është edhe mjet antibakterial si dhe mjet për vetë-pastrim dhe shkrirje, ndërsa është i përshtatshëm edhe për mbrojtjen e produkteve të metalta.

Parimi i “NeverWet” është i bazuar mbi këndin më të gjerë të kontaktit në krahasim me materialet tjera hidrofobike siç janë dylli për automobila (90 shkallë) ose cefloni (95 shkallë) për shkak se në 170 shkallë të këtij mjeti superhidrofobik lëngjet pothuajse rrëshqasin pa u thithur fare nga materiali.

E si funksionon kjo në realitet mund ta shihni në videon e bashkangjitur. /Telegrafi/