LAJMI I FUNDIT:

Shpëtohen dy të moshuar, nga vetura që fundosej në liqe (Video)

Shpëtohen dy të moshuar, nga vetura që fundosej në liqe (Video)

Dy adoleshentë ua kanë shpëtuar jetën një çifti, që kishin përfunduar me veturën në një liqe në Beervelde të Belgjikës.

Të rinjtë që ishin në një barkë gome, u janë afruar veturës që po fundosej dhe kanë nxjerrë ngadalë – fillimisht gruan, e më pas edhe burrin nga ana tjetër e veturës, transmeton Telegrafin.

Pensionistët kanë qenë shumë bashkëpunues, sepse kanë qëndruar të qetë dhe pa panik, derisa adoleshentët i kanë nxjerrë nga vetura. /Telegrafi/