LAJMI I FUNDIT:

Shpërthime të fuqishme, publikohen pamje të reja – momenti kur një raketë godet aeroportin e Jemenit

Shpërthime të fuqishme, publikohen pamje të reja – momenti kur një raketë godet aeroportin e Jemenit

Disa shpërthime të forta janë raportuar të kenë ndodhur aeroportin e Adenit në Jemen.

Shpërthimet thuhet se kanë ndodhur menjëherë pasi një aeroplan që mbante qeverinë e sapoformuar të Jemenit mbërriti nga Arabia Saudite, përcjell Telegrafi.

Siç ishte raportuar, anëtarët e kabinetit, duke përfshirë kryeministrin Maeen Abdulmalik, u transferuan të sigurt në pallatin presidencial të qytetit.


Burime të sigurisë kanë bërë të ditur se të paktën pesë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Ndërkohë, në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale shihet edhe “momenti kur një raketë goditi aeroportin e Jemenit”.

Momenti i shpërthimeve të fuqishme në aeroportin e Jemenit, sapo një aeroplan që po sillte “qeverinë e re” aterroi në pistën e tij
Lexo po ashtu Momenti i shpërthimeve të fuqishme në aeroportin e Jemenit, sapo një aeroplan që po sillte “qeverinë e re” aterroi në pistën e tij

Formimi i kabinetit të ri 24-anëtarësh, i cili u betua të shtunën nga presidenti i Jemenit, Abedrabbo Mansour Hadi, krijon një front të përbashkët kundër luftëtarëve që kanë kapur pjesën më të madhe të veriut.

Dhjetëra mijëra njerëz, kryesisht civilë, janë vrarë dhe miliona janë zhvendosur në luftën e rëndë pesë-vjeçare të Jemenit, e cila ka shkaktuar atë që Kombet e Bashkuara e kanë quajtur katastrofën më të rëndë humanitare në botë.

Qeveria e re u formua nën kujdesin e Riadit, i cili drejton një koalicion ushtarak kundër rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani, të cilët morën kontrollin e kryeqytetit Sanaa në vitin 2014. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Serbia
Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Amerika
Kuvendi i Republikës Serbe nis të merr masat e para të paralajmëruara nga Dodik

Kuvendi i Republikës Serbe nis të merr masat e para të paralajmëruara nga Dodik

Bosnja
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Adoleshenti rrëmben vogëlushen derisa po lutej në xhami në Malajzi, e keqtrajton seksualisht – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Adoleshenti rrëmben vogëlushen derisa po lutej në xhami në Malajzi, e keqtrajton seksualisht – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Azia
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori