Shpërthime të fuqishme dëgjohen derisa “flota” e Thunberg ishte në ‘shënjestër të dronëve”, që Izraeli u zotua t’i ndalonte anijet para se të arrinin në Gaza

Aktivistët në bordin e anijes së Greta Thunberg në Gaza, e cila mbante ndihma dhe aktivistë pro-palestinezë, kanë pohuar se ka qenë cak i një sulmi tjetër me dronë.
Anëtarët e ekuipazhit thonë se kanë dëgjuar shpërthime dhe kanë parë dronë të shumtë që kanë synuar disa nga anijet e tyre, të cilat aktualisht ndodhen në brigjet e Greqisë.
Organizatorët e ‘flotës’ thanë vonë të martën se kishin dëgjuar shpërthime dhe se ishin parë '15 deri në 16 dronë'.
Kjo vjen ndërsa Izraeli tha të hënën se nuk do t'i lejonte anijet të arrinin në Gaza, transmeton Telegrafi.
"Drone të shumtë, objekte të paidentifikuara të rënë, komunikime të bllokuara dhe shpërthime të dëgjuara nga një numër anijesh", tha Globale Sumud në një deklaratë.
"Ne po i dëshmojmë këto operacione psikologjike nga afër, tani për tani, por nuk do të frikësohemi", u tha ndër tjera, pa shtuar nëse dikush është lënduar.
Aktivistja gjermane për të drejtat e njeriut, Yasemin Acar, tha në një video që postoi në Instagram se pesë anije ishin sulmuar.
"Ne po mbajmë vetëm ndihmë humanitare. Nuk kemi armë. Ne nuk paraqesim kërcënim për askënd. Është Izraeli ai që po vret mijëra njerëz (dhe) po e lë të uritur një popullsi të tërë ", tha ajo.
Në një video të mëparshme, Yasemin tha se aktivistët kishin "parë 15 deri në 16 dronë", duke shtuar se radiolidhjet e tyre ishin bllokuar pasi dëgjohej muzikë me zë të lartë. /Telegrafi/

































