LAJMI I FUNDIT:

Shpërthime në një fabrikë për prodhimin e fishekzjarrëve në Indi, raportohet për 11 persona të vdekur

Shpërthime në një fabrikë për prodhimin e fishekzjarrëve në Indi, raportohet për 11 persona të vdekur

Disa shpërthime në një fabrikë private fishekzjarrësh në jug të Indisë kanë lënë të vdekur 11 punëtorë dhe 34 të tjerë të lënduar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ata që pësuan lëndime si pasojë e shpërthimeve tek fabrika në rrethin Virudhunagar të shtetit Tamil Nada u dërguan në një spital për trajtim.


Bëhet e ditur se 10 automjete zjarrfikëse u thirrën për ta shuar zjarrin, që shkatërroi katër struktura në fabrikë.

Shpërthimet ndodhën derisa po përziheshin kimikatet për prodhimin e fishekzjarrëve nga punëtorët.

Zona ku ndodhi shpërthimi është 520 kilometra në jug të Chennai, kryeqyteti i shtetit, Tamil Nadu.  /Telegrafi/