LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim me tritol në një lokal në Tiranë, detajet e para

Shpërthim me tritol në një lokal në Tiranë, detajet e para
Foto: Ilustrim

Një shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal në Tiranë.

Sipas burimeve nga Policia, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 05:00 në lokalin e një 40-vjeçari.


Po ashtu mësohet se si pasojë e shpërthimit, ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të Policisë:

Tiranë- Më datë 28.11.2023, rreth orës 05:00, është marrë njoftim se në rrugën “Sali Butka”, në ambientet e jashtme të një lokali në përdorim nga shtetasi A. Xh., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve. /Euronews/Telegrafi/