LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim pranë aeroportit më të madh të Pakistanit, dy të vdekur dhe të paktën tetë të plagosur

Shpërthim pranë aeroportit më të madh të Pakistanit, dy të vdekur dhe të paktën tetë të plagosur

Dy persona kanë vdekur dhe të paktën tetë janë plagosur pas një shpërthimi pranë një aeroporti të madh në Pakistan.

Policia dhe qeveria provinciale thanë se shpërthimi ndodhi pasi një cisternë shpërtheu jashtë aeroportit të Karaçit – që është më i madhi në Pakistan.

Ministri i Brendshëm provincial, Zia UI Hassan, tha se ky ishte një sulm që synonte shtetas të huaj.


Ndërkohë, grupi militant separatist pakistanez Ushtria Çlirimtare Baloch (BLA) mori përgjegjësinë për shpërthimin.

Grupi tha se kishte në shënjestër shtetasit kinezë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Pamjet e shpërthimit treguan flakët duke përfshirë vetura dhe tym të madh që dilte nga vendi i ngjarjes.

Rahat Hussain, i cili punon në departamentin e aviacionit civil, tha se shpërthimi ishte aq i madh sa tronditi ndërtesat e aeroportit.

Zëvendësinspektori i përgjithshëm i policisë së Karaçit, East Azfar Mahesar, tha se dukej sikur ishte një shpërthim në një cisternë nafte dhe në mesin e të plagosurve kishte edhe oficerë.

“Ne jemi duke përcaktuar natyrën dhe arsyet e shpërthimit. Duhet kohë”, tha ai.

Ndryshe, BLA kërkon pavarësinë për provincën e Balochistanit, e vendosur në jugperëndim të Pakistanit, në kufi me Afganistanin dhe Iranin.

Në gusht, grupi nisi sulme të koordinuara në provincë, në të cilat u vranë më shumë se 70 njerëz.

BLA synon në mënyrë specifike interesat kineze, pasi mijëra punëtorë janë në Pakistan, shumë të përfshirë në iniciativën shumë miliarda dollarëshe të Pekinit “Belt and Road” që lidh Azinë Jugore dhe Qendrore me kryeqytetin kinez. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Kalo në kategori