Shpërthim në një xhami në Afganistan, raportohet edhe për viktima

Një shpërthim ndodhi në xhaminë shiite në qytetin afgan të Kandahar.
Numri i saktë i viktimave është ende i panjohur, por bbc thotë se ka shumë.
Shpërthimi ndodhi gjatë lutjeve të së premtes, ku në të cilat në përgjithësi marrin pjesë shumë besimtarë, raporton aljazeera.
Kandahar është qyteti i dytë më i madh në Afganistan. Ky është sulmi i dytë ndaj xhamive shiite në Afganistan brenda një jave.
Kujtojmë, militantët e Shtetit Islamik të Premten e kaluar kryen një sulm të ngjashëm në një xhami në Kunduz, në të cilën të paktën 100 njerëz u vranë dhe u plagosën. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/10/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































