LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim në linjën hekurudhore në Krime, ndërpritet trafiku mes dy qyteteve të rëndësishme

Shpërthim në linjën hekurudhore në Krime, ndërpritet trafiku mes dy qyteteve të rëndësishme

Këtë mëngjes, trafiku hekurudhor midis Simferopolit, kryeqytetit të Krimesë, dhe portit të Sevastopolit, bazës së flotës ruse të Detit të Zi, u ndërpre, tha një zyrtar pro-rus nga Krimea, gadishulli ukrainas që Rusia aneksoi në 2014.

Më herët në kanalin Baza në Telegram, i cili është i lidhur me shërbimet ruse të sigurisë, është publikuar informacioni për shpërthimin në linjën hekurudhore në Krime, transmeton Telegrafi.


Guvernatori prorus i Krimesë, i emëruar nga Moska, tha në aplikacionin Telegram se “vagonët e grurit dolën nga shinat” në rajonin e Simferopolit, ndërsa nuk njoftoi shkakun e daljes së vagonit nga shinat.

Kujtojmë se në muajt e fundit, objektivat ushtarake në Krime kanë qenë cak i sulmeve të shërbimeve sekrete ukrainase dhe luftëtarëve të lëvizjes së rezistencës ndaj pushtimit rus.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nga fillimi i luftës në Ukrainë është zotuar se do të rikthejnë çdo pëllëmbë të territorit të vendit që ia udhëheq, përfshirë Krimenë.

E ekspertët perëndimorë të sigurisë, vlerësojnë se tentimi i ukrainasve për ta rikthyer Krimenë mund të nxisë eskalim të mëtutjeshëm të luftës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Jordania paralajmëron për

Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Kalo në kategori