Persona të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes pranë lokalit të një personi.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten në Shipol të Mitrovicës.


Po ashtu bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.

“Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes pranë lokalit të ankuesit mashkull kosovar. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore”, thuhet në raport.

Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime. /Telegrafi/