Shpërthim i madh gazi, shembet një pjesë e ndërtesës në Turnhout të Belgjikës

Një shpërthim i madh gazi ka ndodhur në një ndërtesë apartamentesh katërkatëshe në Turnhout, e cila shtrihet në provincën e Antwerp, Belgjikë - pranë kufirit me Holandën.
Sipas medieve vendase, përcjell Telegrafi, një banesë “është zhdukur plotësisht”.
Shërbimet e urgjencës nuk kanë komentuar rreth numrit të të lënduarve apo të viktimave të mundshme, deri më tani.
Sipas policisë, në pjesën e goditur të ndërtesës jetojnë dhjetë persona.
Raportohet jo zyrtare kanë thënë se një viktimë ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































