Dy persona kanë vdekur pasi një shpërthim gazi goditi një ndërtesë banimi të mërkurën në qytetin rus të Noginsk, rreth 50 kilometra në lindje të Moskës.

Lajmi u bë ditur nga agjencia e lajmeve Interfax, e cila citoi komitetin hetues për sa i përket rastit në fjalë, transmeton Telegrafi.


“Sipas të dhënave paraprake, pesë persona pësuan lëndime dy të tjerë kanë vdekur – një burrë dhe një grua”, agjencia Interfax citoi zyrtaren rajonale, Anna Tertichnaya.

Ndryshe, bazuar në raportimet fillestare të rastit, katër persona përfshirë dy fëmijë u shpëtuan dhe u dërguan në një spital pas shpërthimit që ndodhi te ndërtesa nëntë-katëshe