eksperti-banner

Tetë persona janë lënduar sot në një shpërthim të fuqishëm që ndodhi në një qendër tregtare në qytetin Portland në Oregon, pas të cilit e gjithë ndërtesa u kaplua nga zjarri, raporton AP.

Të lënduar janë tre zjarrfikës, dy policë dhe tre civilë, transmeton Telegrafi.


Zjarrfikësit që kishin reaguar menjëherë pas telefonatës lidhur me rrjedhjen e gazit, kanë evakuuar zonën përreth qendër tregtare duke shpëtuar shumë persona që gjendeshin në ato momente aty. /Telegrafi/

2

3