Disa persona u lënduan, përfshirë tre me djegie të rënda, pas një shpërthimi që ndodhi në një pikë karburanti në Romën lindore, sipas raportimeve të mediave lokale.

Një shpërthim i madh ndodhi në një pompë në rrugën Via dei Gordiani, dhe u dëgjua në të gjithë kryeqytetin italian.


Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ndodhi për shkak të ndarjes së një pompe nga rezervuari që furnizonte uzinën.

Dhe tymi është i dukshëm nga një pjesë e madhe e qytetit.

Bëhet e ditur se zjarrfikësit u thirrën për një kamion që kishte goditur një tub, dhe kur mbërritën në vendngjarje, pati një shpërthim që përfshiu edhe ambulancën që ishte tashmë e pranishme.

Shpërthimi shkaktoi dëme në disa ndërtesa aty pranë, ndërsa flakët përfshinë një depo të vendosur pas pompës.

Disa kalimtarë thuhet se u lënduan gjithashtu. /Telegrafi/