LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim i fuqishëm në impiantin kimik, plagosen disa persona (Video)

Shpërthim i fuqishëm në impiantin kimik, plagosen disa persona (Video)

Kompania më e madhe kimike në botë, “BASF” ka njoftuar këtë të hënë se ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e shpërthimit në selinë e saj në Ludëigshafen të Gjermanisë.

“Po, ka pasur një shpërthim me disa të plagosur, siç konfirmohet deri më tani, për shkaqe ende të papërcaktuara rreth orës 11:30 në Ludwigshafen”, thuhet në deklaratën për shtyp të kompanisë.


Shpërthimi ndodhi në një port lumor, që përdoret për shkarkimin e lëngjeve të djegshme dhe gazit të lëngshëm, sipas “BASF”-së.

Sa i përket numrit të të plagosurve, apo atyre që rezultojnë të humbur nuk është konfirmuar ende.

Një tjetër ambient i fabrikës është mbyllur për shkaqe sigurie pas incidentit, tha zëdhënësja e “BASF” raporton tch.

“Shërbimet e emergjencës nga i gjithë rajoni kanë shkuar në vendngjarje për të parandaluar përhapjen e flakëve në ambiente të tjera të impiantit kimik”, bënë të ditur autoritetet e qytetit të Ludwigshafen.

“BASF” dhe policia lokale kanë paralajmëruar banorët përreth impiantit gjigant, por edhe në qytetin fqinj të Mannheimit, të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbyllin dyer e dritare.

Sipas një njoftimi në “Twitter”, autoritetet e qytetit thonë se banorët pranë impiantit kanë nisur të ankohen për “irritime në rrugët e frymëmarrjes”.