LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen zjarri në afërsi të bodrumit të verës në Krushë të Vogël

Shpërthen zjarri në afërsi të bodrumit të verës në Krushë të Vogël

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Krushë të Vogël të Prizrenit gjatë orëve të pasdites.

Dyshohet se zjarri ka shpërthyer në objektin përcjellës të fabrikës së verës.


Njësia e zjarrfikëseve të Prizrenit dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit.

Nga Policia e Kosovës, për Telegrafin kanë thënë se zjarri nuk paraqet rrezik për qytetarët.

Thuhet se një objekt përcjellës në afërsi të bodrumit janë duke u kallë mbeturina. /Telegrafi/