( E plotësuar ) Një zjarr i madh ka përfshirë mëngjesin e sotëm një objekt që ofron pajisje medicionale, e që ndodhet në magjistralen Prishtinë - Ferizaj.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 10:00.


"Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë shkaktuar vetëm dëme materiale", deklaroi ajo.

- - - - - -- - -

Mëngjesin e sotëm zjarri ka shpërthyer në një objekt që ndodhet në magjistralen Prishtinë - Ferizaj.

Lexuesit e Telegrafit kanë dërguar disa pamje në redaksi nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka kontaktuar me policinë e Kosovës, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Bazuar në informatat e para, mësohet se zjarri ka shpërthyer në objektin e Koslab, ku ofrohen pajisje medicionale.

434321998 330050530077459 4946224378876910527 n 1 1

434322003 1122979989045559 2241091155270924752 n 1

434338300 2136466910049215 4695045176047389418 n 1

434322003 1122979989045559 2241091155270924752 n 2 1