Shpërthen vullkani Semeru në Indonezi, hiri arrin deri në 700 metra lartësi

Vullkani Semeru shpërtheu dy herë sot, duke nxjerrë hi deri në 700 metra mbi majën e malit në provincën Java Lindore të Indonezisë.
Vullkani Semeru i vendosur në kufirin e distrikteve Lumajang dhe Malang në Java Lindore, në shpërthimin e tij të parë herët në mëngjes hodhi hirin deri në 500 metra lartësi dhe zgjati 123 sekonda.
Shpërthimi i dytë zgjati 115 sekonda.
Autoritetet kanë njoftuar se publikut i ndalohet të angazhohet në aktivitete brenda një rrezeje prej 5 kilometrash nga krateri/maja e malit Semeru për shkak të rrezikut.
Ndryshe, Indonezia, e vendosur në "Unazën e Zjarrtë të Paqësorit", përjeton aktivitete të shpeshta sizmike dhe është shtëpia e më shumë se 120 vullkaneve aktive.
Mali Semeru mbetet në Nivelin 3 të Alarmit. /AA/
Nga
Telegrafi
1 hour ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































