LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen me thikë dordolecin nga goma, pa asnjë arsye (Video)

Shpërthen me thikë dordolecin nga goma, pa asnjë arsye (Video)

Një burrë i panjohur, e ka shpërthyer një dordolec lodër, që ndodhej para një shtëpie në Missouri të Shteteve të Bashkuara.

Ai ka dalë nga vetura dhe ka vrapuar drejtë figurës dekorative, ndërsa pasi ka kryer veprimin e dhunshëm, është larguar në drejtim të panjohur, transmeton Telegrafi.


Policia është vënë pas keqbërësit, që mendohet se veproi pa ndonjë arsye.

“Është një vend i mirë për të jetuar, por duket se gjithkah ka njerëz të këqij. Shpresojë që ky rast të jetë i fundit dhe të mos dëmtohen festat e fundvitit”, ka thënë Jeff Giggs, që është pronari i shtëpisë së dekoruar. /Telegrafi/