LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen Maqedonia shqiptare

Historikisht Maqedonia ishte ilire-shqiptare, pjesë e pandashme e Ilirisë-Shqipërisë. Dëbimi dhe asimilimi i shqiptarëve nga krahina e tyre, Maqedonia, mori përmasa dhe hov tragjik sidomos pas Luftës së Dytë Botërore. Politikat sllavo-komuniste të Titos dhe marrëveshjet e tij me Turqinë për shpërnguljen e shqiptarëve, spastruan nga shqiptarët edhe më tej Manastirin: Ohrin, Velesin, Shkupin, Kumanovën, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Strugën, Prelepin… Në vend të shqiptarëve të dëbuar dhe të "syrgjynosur" në shkretëtirat e Anadollit, sllavët "maqedonë", me mbështetjen e pakufizuar të Tito-Rankoviqit dhe Serbisë, sollën dhe vendosën "egejcë" nga Greqia, serbë e sllavë nga krahina të tjera jugosllave…

Edhe më i dhimbshëm është asimilimi i qindra-mijëra shqiptarëve, sidomos ortodoksë, me forma dhe metoda shtypëse: me dhunë, me anë të shkollave sllave, me anë të klerit sllavë dhe duke u mohuar çdo të drejtë kombëtare, demokratike e qytetare. Ata shqiptarë që mbetën në atë që pas LDB-së u quajt Republika e Maqedonisë (e krijuar në tokat shqiptare), iu nënshtruan ndjekjes, dhunës, burgimeve, terrorit dhe represionit sistematik shtetëror. Gjendja dhe pozita e shqiptarëve në Maqedoninë e tyre nuk ndryshoi as pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe pavarësimit të Maqedonisë…


Shtypja egër sllave i detyroi shqiptarët t’i rrëmbenin armët. Por, kjo pozitë dhe gjendje e popullit shqiptar në Maqedoninë e tij nuk ndryshoi shumë as pas Luftës Antipushtuese Çlirimtare. Fitorja më e madhe e kësaj lufte ishte vrasja e frikës dhe inferioritetit që shqiptarët kishin në marrëdhënie me pushtetin sllavomaqedon, në krahinën e tyre, në Maqedoni. Dhe, kjo nuk ishte pak. Pushteti dhe qeverisja nacionalshoviniste, me ngjyrime të theksuara fashiste, e Gruevskit, nxiti dhe prodhoi urrejtje të paparë kundër shqiptarëve.

Të frikësuar nga prania e popullit shqiptar në Maqedoni, qoftë edhe me këtë përqindje, shovinistët sllavë, të udhëhequr nga Gruevski, kleri ortodoks dhe Akademia e "shkencave", kanë marrë të gjitha masat, duke ndjekur shembullin e Greqisë, për përvetësimin dhe sllavizimin edhe të figurave, ngjarjeve, monumenteve dhe gjithë trashëgimisë historike e kulturore maqedono-ilire (maqedonët ishin njëri nga fiset ilire). Ky shtet po përpiqet të përvetësoj edhe flamurin maqedon-ilir, Lekën e Madh dhe gjithçka ilire-shqiptare. Për ta nuk ka rëndësi fakti dhe e vërteta historike se sllavët kanë ardhur dhe janë vendosur në këtë krahinë ilire-shqiptare, në shekulli VIII apo IX të erës sonë, qindra vjet pas Lekës së Madh ilir! Por, që ta përvetësojnë përgjithmonë trashëgiminë kulturore dhe historike iliro-shqiptare, Gruevski dhe banda e tij fashiste duhet t’i zhdukin shqiptarët nga Maqedonia e tyre. Kjo ishte arsyeja e vetme e dhunës, djegies së shtëpive dhe dyqaneve para disa vitesh, dhe përndjekjes së atyre pak shqiptarëve që kanë mbetur në qytetin historik shqiptar, në Manastir.

Kemi shqiptarë dhe maqedonë shqiptarë (këta të fundit për ditë e më shumë po vetëdijesohen për gjakun e tyre ilir-shqiptar dhe me guxim dhe vetëdije të plotë po deklarohen se janë shqiptarë ortodoksë). Ata tashmë kanë krijuar edhe Shoqërinë e tyre me emrin e shqiptarit të shquar të asaj ane, Josif Bageri. Këta shqiptarë të “asimiluar” nga sllavët duhet të ndihmohen dhe përkrahen me të gjitha mënyrat dhe rrugët nga bashkëkombësit e tyre, shqiptarët e besimit islam.

Pabarazia, diskriminimi, ndjekjet, dhuna, mohimi i të drejtës për punë, shkollim dhe të drejta kombëtare, demokratike e qytetare janë thelluar nga Qeveria e Gruevskit, që frymëzohet dhe mbështetet fuqishëm nga Serbia fashiste, nga Akademia sllave e Shkupit dhe nga kleri sllav në këtë Republikë. Ky frymëzim ka prodhuar banda të organizuara fashiste sllave, të cilat në vazhdimësi dhe në mënyrë të organizuar po sulmojnë shqiptarët (fëmijët e tyre) rrugëve, në autobus, shkollë, tren e kudo që i gjejnë të vetëm dhe të pafuqishëm!

Sot erdhi kundërpërgjigja nga shqiptarët e Shkupit. Mijëra shqiptarë, si rrallë herë, protestuan dhe manifestuan se janë vetëm shqiptarë dhe do të mbeten shqiptarë. Edhe sot populli shqiptar manifestoi në Shkup vetëm me një flamur, me Flamurin kuqezi. Sot, elementët dhe grupet e lidhura me pushtetin e Gruevskit dhe me qarqe tjera sllave e antishqiptare, nuk mundën të "impononin" thirrjet primitive dhe aspak shqiptare në gjuhën arabe (duke keqpërdorur fenë dhe besimin e shqiptarëve te Zoti). Sot nuk mundën të "impononin" flamuj të huaj, siç kanë bërë në ndonjë manifestim me qëllime krejt antishqiptare. Sot shqiptarët dëshmuan edhe njëherë se janë në Maqedoninë e tyre dhe nuk kanë ndërmend të lëvizin prej aty. Të tjerët mund të lëvizin, nëse nuk respektojnë Maqedoninë shqiptare, nëse nuk respektojnë popullin të cilit i kanë zaptuar tokën, diellin, historinë dhe trashëgiminë shpirtërore e materiale…

Prandaj, nuk po dominon kot mendimi se Iliria-Ballkani qetësohet, paqësohet dhe stabilizohet vetëm duke u ribashkuar Shqipëria në gjithë hapësirën e saj shqiptare. Kështu do të "çliroheshin" edhe fqinjët tanë sllavo-grekë nga ne dhe kështu do të rindërtoheshin, ridefinoheshin marrëdhënie të reja fqinjësore, miqësore dhe vëllazërore ndërmjet popujve tanë të lirë, secili në tokën dhe shtëpinë-shtetin e tij.

Në trend

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori