Shpërthimi i bombolës së gazit te kompleksi “Delijorgji”, dy persona përfundojnë në spital

E plotësuar: Policia ka dhënë detaje nga shpërthimi i një bombole gazi në kryeqytet.
Sipas njoftimit të policisë dyshohet se bombola ka shpërthyer në një ambient aktualisht jofunksional te kompleksi “Delijorgji”. Për pasojë janë lënduar pronari i ambientit Besmir Dyrmishi dhe punonjësi i tij, Klejdi Bajrami, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Burime nga spitali bëjnë të ditur për A2 CNN se dy persona të moshës 28 dhe 40 vjeç janë dërguar pranë Djegie Plastikës në QSUNT. Situata e mirë dhe plagët e vlerësuara me djegie te shkalles se lehte, jo problematike.Shpërthen bombola e gazit në një market tek ish-parku në Tiranë, dyshohen për disa të lënduar
Një bombol gazi ka shpërthyer pak minuta më parë në një market pranë ish-parkut të autobusëve në kryeqytet.
Sipas raportimeve të para, A2 CNN mëson se kanë qenë qytetarët që kanë telefonuar policinë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se nga shpërthimi janë lënduar disa persona.
Qytetarët kanë njoftuar se në vendngjarje ka persona të lënduar.
Lajmi në përditësim.


















































