LAJMI I FUNDIT:

Shpërthejnë dy diga në Michigan, autoritetet lokale urdhërojnë evakuimin e banorëve – gjatë 15 orëve priten vërshime

Shpërthejnë dy diga në Michigan, autoritetet lokale urdhërojnë evakuimin e banorëve – gjatë 15 orëve priten vërshime

Në periferi të Midland në Michigan të SHBA-ve sot është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të shpërthimit të dy digave, dhe pritet të ketë vërshime në tërë zonën përreth tyre.

Digat Edenville dhe Senford kanë shpërthyer për shkak të reshurave të mëdha të shiut gjatë ditëve të kaluara, ku autoritetet lokale kanë urdhëruar evakuimin, transmeton Telegrafi.


“Nga 12 deri në 15 orët e ardhshme, qendra e Midland do të mund të mbulohej nga një sasi e madhe e ujit”, ka deklaruar guvernatorja e Michigan.

Deri më tani janë paralajmëruar 3.500 pronarë të shtëpive, dhe mbi 10 mijë tjerë që jetojnë në zona paksa me lartësi më të madhe mbidetare që besohet se nuk mund të preken nga vërshimet. /Telegrafi/